Transformimi i FSK-së në Forca të Armatosura është i vështirë
Prishtinë, 1 shkurt - Duket se Lista Serbe do të jetë më e fuqishme sesa kanë imagjinuar partnerët e koalicionit PDK-LDK, për sa u përket pengesave që do të shkaktojë në transformonin FSK-në në Forca të Armatosura të Kosovës.
Qysh në fillim të bashkëqeverisjes, Lista Serbe ka dëshmuar se do ta bëjë qeverisjen e PDK-së dhe të LDK-së të vështirë. Pa dyshim, se pika më e nxehtë pritet të jetë shndërrimi i FSK-së në ushtri.
Duke para qëndrimet e Listës Serbe, shumë analistë mendojnë se Kuvendi i Kosovës do ta ketë shumë të vështirë kalimin e këtij Ligji dhe do të duhet të presë që FSK-ja të bëhet ushtri.
Për të kaluar Ligji për FAK-un në Kuvend, duhen dy të tretat e votave të deputetëve serbë në Kuvend, dhe kjo nuk do të sigurohet pavarësisht se cila parti e ka Qeverinë. Iku ai shans dhe ajo kohë, thotë eksperti i sigurisë, Naim Maloku.
/Kosova Sot/