28 Dhjetor 2024

Transferohet autoriteti i drejtorit të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s

Prishtinë, 21 prill - Në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes,  sot u mbajtë ceremonia e transferimit të autoritetit të drejtorit të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NATO Advisory and Liaison Team –NALT).

Në këtë ceremoni, tashmë tradicionale, nën kufizimin e masave anti-covid,  drejtori i deritashëm i NALT-it, gjeneral brigade Frank T. Best, i transferoi autoritetin e tij zyrtar, drejtorit të ri, gjeneral brigade Jorg Rüter.

Të pranishëm në ceremoni ishin ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, komandanti i FSK-së, gjenerallejtnant Rrahman Rama, si dhe zyrtarë e oficerë të lartë të NALT-it, Ministrisë  së Mbrojtjes dhe FSK-së. Gjatë ceremonisë, me fjalimet e tyre u paraqitën  gjeneral Best, pastaj  ministri Mehaj, gjeneral Rama, duke përfunduar me fjalimin e gjeneral Rüter.

Në fjalimin e tij, gjeneral Best, vlerësoi angazhimin e madh të stafit të tij si dhe bashkëpunimin dhe koordinimin e duhur me stafin vendor të Ministrisë dhe FSK-së. Ai evokoi nga periudha e qëndrimit në Kosovë  me mesazhin për të bërë ndryshimin për të mirën e gjeneratave të reja.

Në fjalimin e tij, ministri Mehaj, shprehu falënderimin dhe mirënjohjen më të thellë për kontributin e NALT-it nën udhëheqjen dhe drejtimin e gjeneral Best, të cilin, me vlerësimin më të lartë, e nderoi me medaljen  “Shërbim i shquar”.  

Në fjalimin e tij, gjeneral Rama theksoi se mbështetja e NALT-it nën drejtimin e gjeneral Best ka qenë shumë e rëndësishme në zhvillimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale të FSK-së dhe për motivacionin e njëjtë e nderoi me medaljen “Shërbim vetëmohues”.

Duke i dëshiruar mirëseardhje gjeneralit Rüter, ministri Mehaj dhe gjeneral Rama, shprehën besimin e plotë se përvoja e tij e gjatë profesionale do të mundësoj vazhdimin e realizimit të suksesshëm të misionit dhe detyrave të NALT-it edhe në të ardhmen.

Pas aktit zyrtar të transferit të autoritetit, me fjalimin e tij u paraqitë, gjeneral Rüter i cili shprehu falenderimin e tij për paraardhësin, vlerësimin për lidershipin e ministrit Mehaj dhe gjeneral Ramës, si dhe vullnetin e tij të lartë për të filluar punën në bashkëpunim të shkëlqyer me ta.

Programi i ceremonisë u shoqërua edhe me pika të zgjedhura muzikore për tu përmbyllur solemnisht me Himnin e NATO-s.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)