Trajtohet fenomeni e bashkëngjitjes së grave nga Kosova në ISIS
Prishtinë, 26 janar - Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), organizon konferencën ku do të bëhet prezantimi i rezultateve të hulumtimit "Gratë në Ekstremizmin e Dhunshëm - Mësimet e nxjerra nga rasti i Kosovës.
Ky raport ka për qëllim të trajtojë fenomenim e bashkangjitjes së grave nga Kosova në grupet ekstremiste gjatë konfliktit të Sirisë dhe Irakut.
Gjatë prezantimit të hulumtimit do të diskutohen për këto çështje:
1. Sa është numri i grave të Kosovës që u janë bashkuar grupeve ekstremiste të dhunshme në konfliktin e Sirisë dhe Irakut?
2. Cilët janë faktorët kryesorë që cuan këto gra drejt grupeve ekstremiste të dhunshme?
3. Çfarë roli kanë gratë në grupet ekstremiste të dhunshme?
4. Cila është mënyra e rekrutimit të grave nga grupet ekstremiste të dhunshme?
5. Çfarë jete bëjnë gratë Kosovarë kur u bashkohen grupeve ekstremiste në territorin e Sirisë dhe Irakut?
6. Si mund ti involvojmë gratë në luftimin e ekstremizmit të dhunshëm?
Të gjeturat e hulumtimit do të prezantohen nga: Rudinë Jakupi, Hulumtuese në QKSS dhe Vesë Kelmendi, Hulumtuese në QKSS