23 Dhjetor 2024

Trajnohen mbi 5.563 pjesëtarë të sigurisë publike

Vushtrri, 26 janar - Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim në Vushtrri, vetëm gjatë vitit 2010 janë trajnuar mbi 5.563 pjesëtarë të sigurisë publike, ndërsa janë organizuar 310 trajnime nga katër agjencionet e sigurisë publike si Policia e Kosovës, Agjencioni për Menaxhim të Emergjencave, Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Dogana e Kosovës.

Po ashtu sipas njoftimit gjatë vitit të kaluar, Qendra e Kosovës për Siguri Publike ka ofruar trajnime me standarde ndërkombëtare, si në trajnimet bazike të specializuara, të avancuara dhe atë të lidershipit për të gjitha agjencionet e sigurisë publike në Kosovë.

Kontribut të veçantë në realizimin e këtyre trajnimeve dhe ngritjen e kapaciteteve të Qendrës kanë dhënë edhe dy partnerët kryesorë si OSBE dhe ICITAP.

Përveç kosovarëve, në ambientet e Qendrës së Kosovës për Siguri Publike janë janë trajnuar edhe pjesëtarë të sigurisë nga shtetet fqinje si Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi.

Vizioni i Qendrës së Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri është që edhe në të ardhmen të përgatis dhe të aftësojë punonjës të mbajtjes së rendit dhe të sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)