Tragjeditë kosovare në Evropë, pasojë e politikave të këqija të Qeverisë
Departamenti për Diasporë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, e konsideron këtë rrjedhojë tjetër të politikave të gabuara të Qeverisë së Kosovës, në raport me statusin dhe situatën e rëndë të qytetarëve tanë të ikur nga vendi, për shkak të jetës së rëndë dhe të paperspektivë në Kosovë.
Departamenti për Diasporë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës shumë herë deri më tani e ka tërhequr vërejtjen për largimin e rinisë kosovare, shkaku i moszhvillimit ekonomik të Kosovës, papunësisë dhe mosperktivës për krijimin e familjes dhe ndërtimin e jetës në Kosovë.
Departamenti për Diasporë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës përsërit edhe një herë se a duhet edhe më tutje njerëzve tanë tu ndodhin raste e tragjedi si ai lumit Tisa dhe ky i fundit, në kërkim të një jete më të mirë.
E vërteta për arsyen e largimit të njerëzve nga Kosova, janë edhe të dhënat e fundit të Eurostatit, të cilat i pranoi edhe vetë ministri i Punëve të Brendshme të Qeverisë së Kosovës në ikje, Bajram Rexhepi.
Departamenti për Diasporë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës konsideron më e arsyeshme do të ishte që ministri Rexhepi, në vend të konstatimit të këtyre të dhënave, të dilte me propozime e strategji konkrete për parandalimin e kësaj dukurie të dëmshme për vendin.