Trafiku Kosovë-Shqipëri, arrestohet 51-vjeçari
Tiranë, 14 maj - Një 51-vjeçar është arrestuar nga efektivat e policisë së kufirit të Shqipërisë në pikën e kalimit kufitar në Morinë pasi akuzohet për trafik armësh.
Burime nga policia shqiptare bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi Pjetër Mark Vokrri pasi gjatë një kontrolli të ushtruar në automjetin e tij, tip \"Benz \" me targa, MR 0954 A, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale 9 armë luftarake, pistoleta, si dhe 237 copë fishekë që i mbante pa leje.
Sipas policisë 51-vjeçari po i trafikonte armët nga Kosova në drejtim të Shqipërisë. Gjithashtu policia ka ushtruar kontroll edhe në banesën e të arrestuarit ku ka gjetur dhe sekuestruar 1 automatik i tipit kallashnikov, si dhe një sasi fishekësh.
Ndërkohë materialet në ngarkim të tij i kanë kaluar Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë, për veprën penale të \"Trafikimit të armëve dhe municionit luftarake\".