Trafiku i organeve, kryeprokurori i EULEX sërish në Shqipëri
Tiranë, 26 janar - Akuzat e hedhura nga Dick Marty për trafikim organesh ka risjellë në Tiranë kryeprokurorin e EULEX John Clint Williamson i cili është takuar me zëvendëskryeministrin Edmond Haxhinasto lidhur me këto akuza.
Haxhinasto ka ofruar mbështetjen e tij dhe të autoriteteve shqiptare për hetimin e plotë të kësaj ngjarje. Nuk është hera e parë që Williamson viziton vendin, ai ishte në Shqipëri edhe në muajin nëntor ku u takua me autoritetet shqiptare për të njëjtin qëllim.
Hetimet për këtë cështje nisën pas publikimit të raportit të eurodeputetit Dick Marty i cili akuzon luftëtarët e UÇK-së për trafikim organesh të shtetasve serbë, ku si bazë sipas tij kishte shërbyer edhe një shtëpi e vjetër në Shqipëri.