22 Dhjetor 2024

Trafikimit, 800 lokale të kontrolluara dhe mbi 72 arrestime

Prishtinë, 15 shtator - Sot, në ambientet e Qeverisë së Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme organizoi konferencë me gazetarë për të prezantuar muajin kundër trafikimit me qenie njerëzore me moton: “Vepro me përgjegjësi, të gjithë kundër trafikimit me qenie njerëzore”, i cili do të vazhdojë deri vitin e ardhshëm.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Fatmir Xhelili, i cili njëherësh është edhe Koordinator Nacional Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore, në konferencën e sotme tha:

Duke folur për përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës në luftën kundër trafikimit, zëvendësministri Xhelili foli edhe për përkushtimin e Qeverisë sonë për të lehtësuar posaçërisht trafikimin me qenie njerezore.

“Obligimet dhe përgjegjësitë që i ka marrë Ministria e Punëve të Brendshme për t’i koordinuar aktivitetet e institucioneve në këtë drejtim, por edhe të profilizimit dhe angazhimit të shtuar dhe përkushtimin e Policisë sonë në luftë kundër trafikimit\", ka theksuar ai.

Në këtë aspect sipas tij rezultate ka treguar edhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në drejtim të sensibilimit të opinionit të grupmoshave të ndryshme dhe vendeve të ndryshme të shtetit tonë.

Xhelili ka pohuar se edhe angazhimi i Ministrisë së Arsimit për t’i implementuar në programet e tyre tekstet për pasojat e trafikimit, bashkë me reformat dhe progresin që është duke u zhvilluar në gjyqësinë dhe prokurorinë tonë janë duke rezultuar me rezultate shumë të efektshme në drejtim të zvogëlimit të viktimave të trafikimit dhe në drejtim të dështimit të atyre, të cilët janë duke zhvilluar aktivitete kriminale dhe trafikim me qenie njerezore.

\"Progresi që është arritur në Policinë tonë me mbi 800 lokale të kontrolluara dhe mbi 72 arrestime, ku vetëm në tetëmujorin e parë janë dënuar 6 persona, si dhe ka lëndë të tjera të hapura në vazhdim të zhvillimit të tyre me identifikimin e 23 viktimave të trafikuara e tregojnë përkushtimin e Policisë së Kosovës dhe suksesin pas centralizimit të Drejtorisë për Luftë Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore, obligim ky që ka dalë edhe nga rekomandimet e Komisionit Evropian për strukturimin e kësaj njësie”. ka deklaruar Xhelili.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)