18 Janar 2025

Trafikimi me qenie njerëzore është skllavëri moderne

Prishtinë, 16 gusht - Ministria e Punëve të Brendshme organizoi tryezë të rrumbullakët në Mitrovicë, ku u diskutua për “Trafikimin me qenie njerëzore, përdorimi i drogave dhe parandalimi i radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm që shpien në terrorizëm”.

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Skënder Hyseni, falënderoi anëtarët e këshillave të sigurisë të rajonit të Mitrovicës për prezencë në këtë takim. Ai tha se takimet në qendrat rajonale i kemi konceptuar si një moment, ku ne do të diskutojmë dhe këmbejmë mendime ide, se si ta vazhdojmë progresin në këto tri fusha që nuk i kemi mirë.

“Raporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit, në fushën e trafikimit të qenie njerëzore tregon se kemi qëndruar në të njëjtin nivel, për kundër faktit që Policia e Kosovës  dhe MPB, merr vlerësime të larta, mund të konstatojë se gjykatat dhe prokuroritë nuk e kanë kryer punën si duhet”, tha ministri Hyseni.

Ministri Hyseni vlerësoi se trafikimi me qenie njerëzore është skllavëri moderne, shitja dhe blerja e njerëzve shndërrohet në objekt dhe ne jemi dëshmitar të fëmijëve që lypin, dhe para tyre është qëndron një krim mirë i organizuar.

“Kosova po kanoset më shumë nga përdorimi i narkotikëve dhe drogës dhe është shqetësuese se numri i tyre është duke u rritur dhe kryesisht në shkolla të mesme ku mesatarja e fëmijëve që fillojnë përdorimin e narkotikëve është 16-17 vjeç.”, theksoi ministri Hyseni.

Ministri Hyseni tha se për fat të mirë sa i përket temës së ekstremizmit të dhunshëm që shpi në terrorizëm jemi dëshmitar se që nga viti i kaluar, duke vazhduar me këtë vit kemi rezultate të kënaqshme, veç jemi në muajin e 11 që nuk kemi të regjistruar raste të shkuarjes së qytetarëve tanë në vatra të krizave dhe kjo ka ardhur si rezultati punës që kanë bërë MPB-ja, Policia e Kosovës dhe në rend të parë,  punës që kanë bërë këshillat për siguri në nivel të Kosovës.

“Qëllimi i këtyre tryezave që po i bëjmë në këto rajone këto ditë është që të alarmojmë ndërgjegjen e të gjitha shtresave sociale, bashkësive fetare, shkollave, familjeve tona etj në mënyrë që bashkë me ju të flasim se si të shtrijmë ndikimin social përmes mekanizmave që ju i përfaqësoni në të gjitha shtresat duke e ngritur vetëdijen në luftimin e këtyre të këqijave”, tha ministri Hyseni.

Kurse kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, tha se në këtë qytet gjendja e sigurisë është duke u rritur dhe për këtë gjë më së miri e dëshmon edhe heqja e barrikadës në urën e Ibrit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)