27 Dhjetor 2024

Trafikimi i organeve, EULEX-i e dërgon raportin pnë OKB

Prishtinë, 5 shkurt - Misioni i EULEX-it në Kosovë do ta dërgoj të mërkurën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, raportin për hetimet e këtij misioni në lidhje me pretendimet e ish-raporterit të Këshillit të Europës Dick Marty për trafik të organeve gjatë luftës në Kosovë.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat serbe të cilat citojnë zëdhënënësin e EULEX-it, Yuri Las i cili ka theksuar se edhe pse të dhënat operative për shkak të konfidencialitetit të hetimit nuk mund të zbulohen, kjo nuk do të thotë se nuk është bërë përparim.

\"Ekipi i posaçëm tani është duke punuar për të siguruar informacione nga një sërë institucionesh zyrtare, për t`i shqyrtuar më pas \", kanë thënë zyrtarë të EULEX-it.

Sipas tyre, ekipi i posaçëm i hetimit ka autoritetin ligjor dhe aftësinë që hetimet t`i kryej në mënyrë profesionale, dhe të pavarur, edhe pse sipas tyre në krahasim me organet tjera gjyqësore u formua relativisht shpejt.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)