Trafikanti malazez i drogës fshihej në Kosovë
Vjenë, 22 tetor - Trafikanti i njohur i narkotikëve në Mal të Zi, Safet Kaliq, i cili është arrestuar dy ditë më parë në Vjenë, ka qenë duke u fshehur në Kosovë.
Kështu ka bërë të ditur policia austriake, transmeton Shërbimi i
Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.
Ai është kapur me pasaportë false të Kosovës, nën emrin Rifat Murik.
Besohet se bashkëpunëtorë të tij kanë qenë anëtarë të një grupi
kriminal të Kosovës, i cili kontrollon disa rrugë të kontrabandës së
heroinës nga Afganistani për në vendet e Ballkanit.
Kaliq ka qenë në arrati për tre vjet.
Ai aukozohet për shpëlarje të miliona eurove.