Tradhtarët serbë në pllakate në veriun e Kosovës

Mitrovicë, 12 maj - Serbët e veriut janë përgatitur për vizitën dhe bisedën me nënkryetarin e parë të Qeverisë së Serbisë Aleksandër Vuçiq.
Të paktën me pankarta. Kështu, siç njofton Blic, nëpër të gjitha vendbanimet serbe në veri janë vendosur pllakate me fotot e tre zyrtarëve më të lartë të Serbisë me qeleshe të shqiptarëve në kokë: Aleksandër Vuçiq, Ivica Daçiq dhe Tomislav Nikoliq.
Në portrete e tyre është mbishkrimi Ata e tradhtuan Kosovën.
Gazeta Blic sot shkruan se këto pllakate janë shtypur në shtypshkronjën e vëllait të deputetit serb nga partia e Koshtunicës (DSS) Marko Jakshiq, Zorani.
Zoran Jakshiq në veri e ka kompaninë e cila është edhe furnizuesi ekskluziv i shtëpive të studentëve në veri me artikuj ushqimorë dhe ka tërë monopolin në këtë pjesë të vendit pasi furnizon edhe të gjitha firmat e mëdha në veri. Zorani njihet edhe si iniciuesi kryesor i të gjitha protestave në veri.
Paratë për shtypjen e pllakateve janë tërhequr nga Jugobanka në Mitrovicë.