18 Janar 2025

Toger Ismail Sekiraqa shpallet i pafajshëm dhe kthehet në atdhe

Prishtinë, 16 shtator - Toger Ismail Sekiraqa, oficer i Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK) është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e SHBA-ve(është liruar nga të gjitha aktakuzat) dhe sot ka arritur në Kosovë.

Togeri Sekiraqa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës(SHBA) ka ndjekur trajnimin bazik për oficer të njësisë së Mbrojtjes Kimike Atomike dhe Biologjike  (MKAB), nga  16 shkurt 2016 deri me 17 qershor 2016,

si pjesë e një marrëveshjeje bashkëpunimi dy paleshe ndërmjet Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe SHBA-së në fushën e mbrojtjes.

Togeri Ismail Sekeriqa në qershor të këtij u arrestua në SHBA nën dyshimin për  abuzim seksual dhe pas përfundimit të procedurave gjyqësore toger Ismail Sekiraqa  është shpallur i pafajshëm  nga gjykata kompetente e SHBA-ve.

Toger Ismail Sekiraqa  deri sa ishte i arrestuar,  nga Bordi Disiplinor i FSK-së  ka qenë i suspenduar me  pagesë deri në vendimin përfundimtar të gjykatës.

Pas deklarimit të gjykatës,  i pafajshëm, ai do të kthehet në vendin e punës, në njësinë e ku ka punuar më parë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)