18 Janar 2025

Timothy Orr shpreh gatishmërinë e SHBA-së për bashkëpunim me FSK-në

Prishtinë, 19 tetor - Ministri i Forcës së Sigurisë të Kosovës (MFSK), zotëri Haki Demolli priti sot në takim zyrtar komandantin e Gardës Kombëtare të Ajovës (SHBA), gjeneral Timothy Orr, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.

Në takimin e ministri Demolli dhe gjeneralit Orr, e ku ishin të pranishëm edhe gjeneralët Zymer Halimi dhe Gëzim Hazrolli, u bisedua për marrëdhëniet e partneritetit mes dy institucioneve, shkallën e bashkëpunimit, aktivitetet në vazhdim, si dhe për perspektiven e ngritjes dhe intensifikimin e  nivelit të këtij bashkëpunimi në kuadër të partneritetit shtetëror Kosovë-Ajovë.

Ministri Haki Demolli me këtë rast falënderoi komandantin e Gardës Kombëtare të Ajovës për mbështetjen dhe përkrahjen që Garda Kombëtare e Ajovës ka ofruar për FSK-në, duke potencuar faktin se roli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si partner strategjik i Kosovës, është shumë i rëndësishëm për proceset që po kalon dhe përpjekjet që po bën vendi ynë për  ndërtimin dhe funksionalizimin e institucioneve të sigurisë.

Ministri Demolli, tha gjithashtu se Ministria për FSK dhe FSK-ja çmojnë lartë angazhimin e burrave dhe grave, ushtarakë amerikanë, të cilët për gjatë gjithë vitit kanë kontribuuar në avancimin e profesionalizmit të pjesëtarëve dhe njësive tona, në veçanti angazhimin e ushtarakëve amerikanë të cilët janë të angazhuar në planifikimin e stërvitjes së përgjithshme fushor të FSK-së ,,Shqiponja 5’’ që do të mbahet gjatë ditëve të ardhshme.

Gjithashtu, gjenerali Orr i shoqëruar nga mikpritësit, gjeneral brigade  Zymer Halimi dhe gjeneral brigade Gëzim Hazrolli, u pritën në takim edhe nga sekretari i përgjithshëm i MFSK, Shkelzen Sylaj.

Komandanti i Gardës Kombëtare të Ajovës, gjeneral Timothy Orr u shpreh i lumtur me të arriturat e FSK-së, si dhe shprehu gatishmërinë e Ajovës dhe SHBA-së për vazhdimin e bashkëpunimit dhe përkrahjes.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)