Thyhen xhamat e zyrave të LDK-së në Kodren e Trimave
Prishtinë, 22 nëntor - Sot në lagjen "Kodra e Trimave" në Prishtinë janë thyer xhamat e zyrave të degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
Rasti është raportuar sot në mëngjes dhe të gjitha njësitë përgjegjëse policore menjëherë i janë përgjigjur vendit të ngjarjes për të kryer vendshikimin e vendit të ngjarjes, - bëri të ditur Policia e Kosovës.
Policia e Prishtinës po kryen hetime intensive lidhur me zbardhjen e ngjarjes, ku përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.