04 Maj 2024

Thyhen xhamat e tri shtëpive shqiptare në Kroin e Vitakut

Mitrovicë, 19 prill - Zyrtarët e Komunës së Mitrovicës kanë reaguar pas lajmit për dëmtimin e dritareve të tri shtëpive të pronarëve shqiptarë në kroin e Vitakut në veri të Mitrovicës.

Ata thonë se këto janë akte të strukturave ilegale serbe që kanë për qëllim frikësimin e banorëve shqiptarë.

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet Bala, tha se këto raste janë shpeshtuar në atë lagje.

“Para disa ditësh ishte tentuar që të digjet pullazi i një shtëpie të rindërtuar atje, ndërsa mbrëmë janë thyer xhamat e tri shtëpive poashtu të rindërtuara dhe të pabanuara në atë lagje”.

Bala tha se banorët që janë duke jetuar në Kroin e Vitakut janë të shqetësuar, meqë këto raste janë duke u bërë me qëllim të pengimit të procesit të rindërtimit.

“Janë akte për të frikësuar ata që jetojnë aty dhe ata që duan të kthehen”.

Drejtori Bala kërkoi nga strukturat e sigurisë që të shtojnë masat e sigurisë në mënyrë që të mos lejohen këto raste.

Poashtu ai kërkoi që të identifikohen dhe arrestohen personat që janë duke vazhduar të sfidojnë rendin dhe ligjin në atë pjesë të Kosovës.     
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)