Therret me thikë në autobusin e "Vetëvendosjes"

Prishtinë, 22 janar - Policia e Republikës së ka bërë të ditur se rreth orës 22:05 në rrugën magjistrale Gjilan-Ferizaj, gjegjësisht në fshatin Radivojcë komuna e Vitisë, në autobusin të cilin udhëtonin protestuesit e Vetëvendosjes të cilit ishin duke u kthyer për Prizren- Dragash, ka ndodhur një incident, ku si pasojë e incidentit një person është therrur me thikë.
Sipas policisë, viktima është i lënduar në dorën e majtë dhe sipas vlerësimit të mjekëve është jashtë rrezikut për jetë.
Viktima gjendet në Emergjencën e Spitalit Regjional në Gjilan. Njësiti policor nga stacionit policor i Vitisë ka ndaluar autobusin dhe është në kërkim të personit të dyshuar si dhe është duke intervistuar disa persona ne cilësi te personave të dyshuar lidhur me rastin, thuhet në njoftim.
Policia në konsultim me prokurorin përkatës është duke kryer të gjitha procedurat hetimore lidhur me rastin.