Themelohet Inspektorati i Ministrisë së Drejtësisë
Prishtinë, 15 mars - Në bazë të kompetencave dhe autorizimeve ligjore, zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, ka marrë vendim për themelimin e Inspektoratit të Ministrisë së Drejtësisë.
Inspektorati do të bëjë inspektimin e punës së Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe do të vepron si njësi e veçantë organizative në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë.
Inspektorati do të përbëhet nga Kryeinspektori dhe dy inspektorë. Inspektorati menaxhohet nga Kryeinspektori, i cili për punën e tij i përgjigjet Sekretarit të Përhershëm të Ministrisë dhe i raporton Ministrit, konform dispozitave mbi Ligjin për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale.