Themelohet Grupi i Përfshirjes për të adresuar sfidat e të kthyerve nga Siria
Prishtinë, 22 prill - Instituti për Siguri, Integrim dhe De-radikalizim (INSID) organizon ngjarjen e themelimit të Grupit Ndërkombëtar të Përfshirjes (GNP) një forum për të adresuar sfidat e të kthyerve nga Siria, të akuzuarve të burgosur për terrorizëm dhe kërcënimet nga radikalizimi i dhunshëm ekstremist online dhe offline.
Kjo ngjarje do të bashkojë liderët politikë në Kosovë, ambasadat nga vende të ndryshme të botës, OJQ-të nga e gjithë Evropa dhe media të rëndësishme ndërkombëtare.
Kjo ngjarje e organizuar tërësisht online mbështetet në teknologjinë e cila do të sjell zëra të rëndësishëm botëror në Prishtinë.
Synimi i këtij forumi është që të kanalizojë idetë dhe përvojat për versionin e ri të Planit Kombëtar të Veprimit kundër-radikalizimit, që do të përpilohet më vonë gjatë këtij viti.
Sot INSID do të bëjë bashkë qeverinë, OJQ-të, shoqërinë civile dhe mediat nga e gjithë Evropa për të adresuar këto probleme në rritje dhe të identifikojë mënyrat se si mund t'i sigurojmë shoqëritë tona të prekura nga radikalizimi.
GNP, Grupi Ndërkombëtar i Përfshirjes mbështetet nga Qendra Globale e Medias (GMC), një projekt i themeluar nga Hedayah. GMC po ndihmon zërat e fuqishëm si Arber Vokrri të tregojnë rrëfimin e tyre dhe të ndikojnë individë në rrezik nga radikalizmi dhe terroristët e ekstremistët e dhunshëm.
Arbëri ka njohur shumë njerëz, të cilët ndjenja e hidhërimit dhe identitetit në konflikt i ka çuar në rrugën e gabuar.
Përmes shembullit të jetës së tij dhe vendimeve personale, ai po mbështetet nga GMC si një model dhe rol për tu ndjekur edhe nga të tjerët në Kosovë.