14 Maj 2024

Themelohet Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë

Prishtinë, 10 shtator - Duke u bazuar në nevojën për ndryshimin e strukturës organizative të Policisë së Kosovës, me qëllim të ngritjes së efikasitetit në veprimet policore në terren, për parandalimin dhe reduktimin e krimit, për ofrimin e shërbimeve sa më të mira për qytetarët, si dhe nevojën për koordinim me organet e drejtësisë, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, bazuar në kompetencat ligjore ka nxjerrë vendim për themelimin e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë.

Juridiksioni territorial do të caktohet duke marrë parasysh madhësinë territorialë të rajonit, kufijtë rajonalë të gjyqësisë, numrin e banorëve, nivelin e krimit, pozitën gjeografike, ndërtesat e rëndësishme, rrugët, urat, lumenjtë, liqenet dhe infrastrukturën tjetër.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë do të funksionalizohet pas aprovimit nga drejtori i Përgjithshëm, të projektit final, që do të hartohet nga projekt-menaxheri i caktuar për këtë çështje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)