14 Janar 2025

Themelimi i Gjykatës Speciale mund të kushtëzohet me FAK-un

Prishtinë, 16 janar - Përfaqësuesit e partive shqiptare në koalicionin qeveritar kanë hedhur në shqyrtim opsionin që votimi i bazës legale në Kuvendin e Kosovës për hapjen e Gjykatës Speciale të kushtëzohet me miratimin e legjislacionit për krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës.

Në këtë mënyrë synohet që nëse procesi shpie drejt ndryshimeve kushtetuese atëherë të sigurohen edhe 2/3 e votave të deputetëve të komuniteteve pakicë, që janë të domosdoshme për amendamentimin e aktit më të lartë juridik, shkruan sot Koha Ditore.

“Çështja e votimit të bazës legale për Gjykatën Speciale, pritet të lihet deri në kohën kur në Kuvend vjen edhe propozim-legjislacioni për Forcat e Armatosura të Kosovës.\"

\"Pra, votimi për këto çështje do të kushtëzohej me njëra-tjetrën, marrë parasysh faktin se aktualisht deputetë të caktuar të komuniteteve nuk kanë shfaqur vullnet për të përkrahur formimin e Forcave të Armatosura”, ka thënë një burim i gazetës, i përfshirë në këto procese.

/Koha Ditore/
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)