16 Janar 2025

Thellohet bashkëpunimi në ngritjen e Akademisë së Drejtësisë në Kosovë

Prishtinë, 10 nëntor  - Ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi, sot ka pritur në takim drejtorin e Akademisë së Drejtësisë së Gjermanisë, Stefan Tratz dhe përfaqësuesit e Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ).

Fillimisht, Ministri Kuçi e falënderoj GIZ për bashkëpunimin e vazhdueshëm me Ministrinë e Drejtësisë dhe përkrahjen e vazhdueshme që kanë ofruar për sistemin e drejtësisë në Kosovë dhe përafrimin me standardet Evropiane.

Gjatë këtij takimi, Ministri Kuçi ka diskutuar për bashkëpunimin që ka Ministria e Drejtësisë me GIZ në fusha të caktuara, me theks të veçantë në projektet konkrete që kanë të bëjnë me hartimin e Kodit Civil, së bashku me forcimin e të drejtave të pronësisë, projekte këto të cilat do të kontribuojnë në një shkallë më të lartë në interes të të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Ministri Kuçi është shprehur se Ministria e Drejtësisë ka inkurajuar dhe mbështetur vazhdimisht ide dhe projekte të tilla, ndërsa ritheksoi gatishmërinë për të bashkëpunuar edhe në të ardhmen më GIZ-in në realizimin e projekt-ideve të këtilla.

Drejtori i Akademisë së Drejtësisë së Gjermanisë Tratz, falënderoi Ministrin Kuçi për bashkëpunimin e ofruar dhe në emër të Akademisë së Drejtësisë në Gjermani shprehu gatishmërinë për të rritur edhe më tej përkrahjen për sistemin e drejtësisë në Kosovë.

Në këtë takim u diskutua rreth përvojave të ndryshme në fushën e drejtësisë dhe së bashku shqyrtuan mundësinë e bashkëpunimit në bazë të përvojave nga Gjermania me fokus të veçantë në trajnimin e gjyqtarëve. Në këtë kontekst,  fokus i veçantë iu dha trajnimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve për trajnime specifike që do të ndihmonin në profilizimin e tyre.

Drejtori i Akademisë Tratz dhe përfaqësuesit nga GIZ, shprehën gatishmërinë e tyre për përkrahje të themelimit të Akademisë së Drejtësisë në Kosovë dhe njëherit theksoj se ky do të jetë një hap i rëndësishëm për sistemin e drejtësisë në vend. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)