Thellohet bashkëpunimi mes Prokurorisë së Kosovës e Shqipërisë
Prishtinë, 8 shtator - Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Sylë Hoxha, sot ka zhvilluar një takim me Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovës, Qemal Minxhozi.
Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan bashkëpunimin që kanë Prokuroria e Shtetit e Republikës së Kosovës dhe Prokuroria Shqiptare, sidomos bashkëpunimin në mes të prokurorive themelore të qyteteve ndërkufitare të dy vendeve, ndërsa kanë trajtuar disa tema ku bashkëpunimi duhet të thellohet.
U. d Kryeprokurori Hoxha dhe Ambasadori Minxhozi kanë thënë se thellimi i bashkëpunimit në mes të dy prokurorive në luftë kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe dukurive tjera kundërligjore, ka për qëllim krijimin e një stabiliteti ma të madh jo vetëm në Republikën e Kosovës dhe ata të Shqipërisë, por një stabilitet më të madh rajonal dhe më gjerë.
Gjatë takimit u bisedua edhe për luftën kundër terrorizmit ku dy bashkëbiseduesit u pajtuan për një koordinim më të madh në mes të dy prokurorive me qëllim të luftimit sa më të suksesshëm të këtij fenomeni.
Lidhur me konkretizimin e koordinimit për temën e lartë cekur, thellimin e bashkëpunimit, shkëmbimin e përvojave dhe komunikimin sa më të rregullt në mes të dy prokurorive, gjatë takimit u bisedua për aranzhimin e një vizitë në afat kohorë sa më të afër të u. d Kryeprokurorit Hoxha në Shqipëri, për tu takuar me homologun e tij shqiptarë dhe më përfaqësues të institucioneve tjera të sistemit të drejtësisë.