Thehen zyret e Vetëvendosjes në Vushtrri
Prishtinë, 7 prill - Lëvizja Vetëvendosje! ka bërë të ditur se mbrëmë gjatë natës janë thyer zyrat e lëvizjes në Vushtrri.
Aty janë vjedhur kompjuterët, televiziori, por çka e bën me të dyshimtë këtë akt është fakti se janë vjedhur dokumente të zyrës dhe janë lënë mbishkrime.
Këto elemente sipas Vetëvedosjes e bëjnë që të duket sulm i organizuar politik për dëmtim dhe frikësim të Vetëvendosje!-s.
\"Këto sulme po ndodhin pikërisht në kohën kur Lëvizja është subjekti i parë në vend dhe fitorja e saj po i pret zgjedhjet e ardhshme.\"
\"Thyrja e zyreve të një subjekti politik është sulm politik. Pushteti që po dështon përditë me qeverisje, u është kthyer atyre që di më së miri: veprimeve të dhunshme të natës.\"
\"Këto sulme janë metodat dhe taktikat e vetme të pushtetit që është kundërshtari kryesor i Vetëvendosje!-s. Ne i ftojmë organet e drejtësisë ta zbardhin këtë rast si dhe të sqarojnë sa më shpejt rrethanat dhe motivet\", thekson VV.