02 Maj 2024

The New Yorker shkruan për trafikimin e organevë në Kosovë

New York, 27 prill - Akuzat e ngritura nga Dick Marty për trafikim të organeve në Kosovë janë vendosur nnë qendër të një shkrimi të revistës prestigjoze amerikane, The New Yorker, e cila përmes fakteve dhe intervistave përpiqet të hedhë dritë mbi këtë cështje.

Në këtë shkrim të dendur me intervista dhe me fakte te tjera gazetari e ka portretuar si gënjeshtar patologjik dëshmitarin kryesor që prokuroria e Serbisë e ka për rastin e trafikimit të organeve.

Sipas shkrimit, ky dëshmitar, i cili flet deri në detaje se si i është hequr zemra një serbi ti ri në një fshat të Shqipërisë, përpara se të rekrutohej nga prokuroria serbe si njeri i tyre i besueshëm ka qenë i akuzuar nga shteti serb për vjedhje.

\"Ky dëshmitar mund të jetë rrenacak, por në rastin e rrëfimit të tij për trafikimin e organeve ai ka të drejt\", citon revista zëvendës kryeprokurorin serb për krime të luftës Bruno Vekaric.

Gazetari i The New Yorker e ka intervistuar katër herë këtë dëshmitar, i cili thotë se ka thënë se ka qenë ushtar i UÇK\'së, mirëpo ky gazetar nuk ka arritur të gjejë fakte për ta dëshmuar dëshminë e tij.

\"Rrëfimi i këtij dëshmitari se si i është hequr zemra një të riut dhe se si është bartur ajo deri në Turqi është krejtësisht e pabesueshme\", ka thënë për New Yorker një kardiokirurg i spitalit të Harvardit.

Dëshmitari, që gazeta e quan Adrian - emër i shpikur - ka treguar se kur e kishin sjell një të ri serb për t\'i marrë zemrën në një shtëpi në afërsi të Kukësit, të njëjtin e kishin shtrirë të gjallë dhe e kishin lidhur këmbësh e duarsh.

\"Ai po bërtiste në serbisht ‘Bože pomozi me’. Ne e lidhëm e pastruam me shumë alkool trupin e tij. E hapëm ashtu të gjalle dhe madje e pashë teksa po i rrahte zemra dhe të njëjtën ia morëm, duke e futur në një qese me lëngje\", ka treguar dëshmitari.

\"Gjëja e parë që nuk duhet të bëhet është që trupi të mos laget me asgjë. Pra, transplanti i zemrës assesi nuk do të duhej të fillonte me një pastrim me alkool\", i ka thënë revistës kardiokirurgu nga Harvardi.

\"Ajo çfarë thotë dëshmitari mund të përshkruhet si torturë, por jo si operacion\".

Gazeta ka sjell edhe fakte të tjera kundërthënëse të akuzave të prokurorisë, ndonëse aty gjerësisht përmenden edhe vrasjet e deshmitareve ne rastin e Ramush Haradinajt dhe Daut Haradinajt, si dhe presioni i deshmitar ne rastin e Fatmir Limajt.

\"Nese e konsideroni te nevojshme une mund te jap doreheqje tash\", e citon The New Yorker nje diplomat ne Prishtine, i cilin e citon reagimin e Kryeministrit Thaci fill pas raportit te Dick Marty\'it.

\"Hashim Thaci ka qene Mick Jagger\'i i UÇK\", i ka thene revistes ish ambasadori francez, Francois Fitou.

Ne kete rrefim te gjate gazetari i The New Yorker eshte marre gjeresisht me rastet e krimeve te luftes ku protagonist kane qene Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj, Sabit Geci dhe rasti i Medicusit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)