18 Janar 2025

Thaçi priti komandantin e KFOR-it

Prishtinë, 12 prill - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti komandantin e KFOR-it, Gjeneral-Majorin Guglielmo Luigi Miglietta.

Në takim me komandantin Miglietta, presidenti Thaçi u shpreh se “KFOR-i është ndër institucionet më të respektuara në Kosovë” dhe gëzon besimin e të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa dallim etnie e feje.

Presidenti Thaçi shprehu bindjen se institucionet e Kosovës do të vazhdojnë të punojnë ashtu që “KFOR-i të ketë gjithnjë e më pak punë”, por gjithmonë si të vetëdijshme se prezenca e NATO-s është garanci për stabilitetin dhe paqen në Kosovë dhe në tërë rajonin e Ballkanit.

“Do të vazhdojmë të punojmë që jo vetëm NATO-ja të jetë në Kosovë, por edhe Kosova të jetë në NATO”, ka thënë presidenti Thaçi.

Komandanti i KFOR-it, Gjeneral-Major Guglielmo Luigi Miglietta e uroi presidentin Thaçi për detyrën e re në krye të shtetit.

Ai tha se KFOR-i ka bashkëpunim të shkëlqyer me institucionet e Kosovës, me qeverinë dhe me ministrinë e FSK-së.

Presidenti Thaçi u shpreh se ambiciet e Kosovës për FSK-në janë të njohura dhe se do të vazhdojë angazhimi që ajo të jetë një forcë e standardeve të NATO-s, multietnike dhe me përfaqësim të duhur gjinor.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)