29 Prill 2024

Thaçi për “Die Welt”: Kosova me ushtri dinamike

Prishtinë, 7 qershor - Gazeta prestigjioze gjermane “Die Welt”, që njihet si e afërt me CDU-në e Angela Merkel, ka zhvilluar një intervistë ekskluzive me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Në këtë Intervistë, Thaçi ka folur për betejën e Kosovës për t’u bërë anëtare e plotë e organizatave ndërkombëtare, për procesin e njohjes, për ushtrinë e Kosovës dhe zgjedhjet.

Duke folur për forcimin e shtetësisë të Kosovës, Thaçi ka thënë se Kosova shumë shpejt do të jetë anëtare e plotë e sistemit ndërkombëtar.

“Ne do të jemi pjesë e Kombeve të Bashkuara, e Bashkimit Evropian, e Këshillit të Evropës dhe NATO-s. Rrjedhën e historisë mund ta ngadalësosh, por asnjëherë nuk mund ta ndalësh”, ka thënë Thaçi për “Die Welt”.

Në pyetjen se Rusia mund të bllokojë anëtarësimin e Kosovës në OKB, Thaçi ka shtuar se nuk ka asnjë dilemë që një ditë Federata Ruse, por edhe Serbia, do ta njohin pavarësinë e Kosovës. “Si në Moskë, ashtu edhe në Beograd, do të valojë flamuri i Kosovës”. Sipas tij, në këtë drejtim, Kosova edhe më tutje do të ketë mbështetjen e plotë të SHBA-ve dhe Bashkimit Evropian.

“Ne kemi një partneritet të plotë me SHBA-në dhe BE-në... Me mbështetjën e partnerëve tonë, kemi arritur të sigurojmë 106 njohje nga gjithë bota”, kë theksuar Thaçi.

Ai ka folur edhe për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës.

“Krijimi i Forcave të Armatosura tashmë është fakt”, ka shtuar ai. Sipas tij, trupat paqeruajtëse të NATO-s nuk mund të qëndrojnë përjetësisht në Kosovë.

“Një ushtri e Kosovës do të na ndihmojë të integrohemi në NATO. Do të jenë forca të armatosura moderne, në përputhshmëri të plotë me standardet e NATO-s”, ka thënë ai për gazetën gjermane.

Kryeministri në detyrë Thaçi është pyetur edhe për zgjedhjet nacionale në Kosovës, që do të mbahen nesër. Në pyetjen se pse është dashur të ketë zgjedhje të parakohshme në Kosovë, Thaçi ka thënë se Kosovën e pret një detyrë e re.

“Pas pavarësisë dhe shtetndërtimit të suksesshëm, tani duhet të koncentrohemi në ekonomi. Prandaj na duhet një mandat i ri. Dhe për këtë ka pasur një konsensus të plotë të partive”, ka shtuar ai.

Ai është shpreh i bindur se në këtë proces zgjedhor do të ketë edhe pjesëmarrje të serbëve të Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)