Thaçi konfirmon Nenad Gjuriq si komandant të Policisë në veri
Vendimi ka ardhur në bazë të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore , në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Gjuriq ka qenë ushtrues detyre i komandantit të stacionit policor në Zveçan. Ai qe suspenduar nga kjo detyrë me kërkesë të drejtorit rajonal.
Herën e parë për shkak të përcjelljes së zyrtarëve të Serbisë pa lejen e Prishtinës dhe të dytën për shkak të refuzimit të konfiskimit të targave serbe me emra të qyteteve të Kosovës.
Sipas një komunikate të Policisë së Kosovës, shpjegohej se ai kishte dështuar në respektimin e urdhrit dhe mospërfillje të hierarkisë komanduese lidhur me hyrjen ilegale të një zyrtari të Republikës së Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës.