16 Janar 2025

Thaçi kërkon anulim të fletarresteve të Serbisë

Mynih, 19 shkurt - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih ka zhvilluar një takim me Sekretarin Gjeneral të INTERPOL-it, Jürgen Stock.
           
Në këtë takim është biseduar për mundësinë e pranimit të Kosovës në këtë organizatë, si dhe për mënyrën e thellimit të bashkëpunimit me INTERPOL-in.
 
Presidenti Thaçi ka thënë se Kosova plotëson të gjitha kushtet për anëtarësim në INTERPOL.
 
\"Ne kemi nevojë për INTERPOL-in, por edhe INTERPOL-i ka nevojë për Kosovën, për informim sa më të shpejt\", ka shtuar presidenti Thaçi.
 
Nga ana tjetër, Sekretari i Përgjithshëm i INTERPOL-it, Jürgen Stock, ka theksuar se INTERPOL-i është i hapur për Kosovën dhe pret të përfundojnë procedurat e brendshme për të filluar shqyrtimin e aplikacionit të Kosovës për anëtarësim.
 
Me Sekretarin e Përgjithshëm të INTERPOL-it, presidenti Thaçi ka diskutuar edhe për çështjen e ndalimit të shtetasve të Kosovës me fletarrestime të Serbisë, duke thënë se fletarrestet e tilla janë të paqëndrueshme dhe të motivuara politikisht.
 
Presidenti Thaçi nga sekretari i INTERPOL-it ka kërkuar që të gjitha fletarrestet politike të Serbisë të anulohen. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)