05 Maj 2024

Thaçi: Jemi në një front të bashkuar me SHBA-të kundër terrorizmit

Prishtinë, 11 shtator - Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi në një postim në facebook ka thënë se para trembëdhjetë vitesh, populli i Kosovës i tmerruar si e tërë bota, u bë dëshmitare se si terroristët goditën Shtetet e Bashkuara më 11 shtator 2001, duke vrarë mijëra civil të pafajshëm, ne mesin e tyre edhe shqiptar.

Njerëzit në të gjithë Kosovën mbajtën zi për të vdekurit dhe ndan pikëllimin e tyre me popullin amerikan.

Kryeministri Thaçi ka theksuar se populli i Kosovës mbetet falënderues përjetesisht ndaj SHBA-ve për lirinë dhe pavarësinë që e gëzojmë ne sot.

\"Prandaj ne me krenari vazhdojmë të jemi përkrah popullit amerikan dhe të vendosur të mbesim në një front të bashkuar kundër terrorizmit dhe ekstremizmin vrastar, që po vazhdon t\'i cenoj vlerat e përbashkëta\".

\"Sot, sikurse edhe me 11 shtator 2001, ne të gjithë jemi amerikanë\", ka thënë ai. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)