16 Janar 2025

Thaçi: Haradinaj nuk do të ekstradohet në Serbi

Prishtinë, 10 janar - Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nga Washingtoni zotohet se Ramush Haradinaj shumë shpejt do të kthehet Kosovë.

Akuzat ndaj tij,  tha presidenti i vendit, se janë të pa baza dhe tentim për ta njollosur luftën çlirimtare të UÇK-së.

“S’ka asnjë argument se do të ndodhë ekstradimi i Haradinajt. Kjo është një kërkesë fanatike, por e drejta do të ngadhënjejë”, ka deklaruar Thaçi për 21Media.

“Është veprim i papranueshëm. Ka cënuar jo vetëm dinjitetin e Haradinajt, por edhe të qytetarëve të Kosovës.

Vendimi më i drejt do të ishte nëse BE-ja do t’i vënte kushte Serbisë për integrim”, ka shtuar Thaçi.

“Sjellja e Serbisë i cënon raportet tona dhe tërë atë angazhim korrekt të Kosovës”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)