Thaçi: FSK është kthyer në një forcë të standardeve të NATO-s
Prishtinë, 27 nëntor - Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi ka uruar pjesëtarët e Forcës së Sigurisë se Kosovës në Ditën e Forcës.
"Në Ditën e Forcës, 27 Nëntor, i urojmë të gjithë pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës për punën e tyre, për profesionalizmin dhe përkushtimin e dëshmuar për të dhënë më të mirën, duke u shërbyer qytetarëve të Kosovës, pa dallim përkatësie apo rajoni", thënë Thaçi .
Ai ka theksuar se secili qytetar sot mburret me të arriturat e FSK-së të cilat sipas tij janë dëshmuar me të rriturat në akademitë më të mira ushtarake në botë.
Forca e Sigurisë së Kosovës sipas tij është kthyer në një forcë të standardeve të NATO-s, me pjesëtarë që shkollohen e trajnohen dhe korrin suksese në akademitë më të mira ushtarake të botës dhe që i shërbejnë Kosovës në çdo kohë e çdo vend.
Presidenti thekson se FSK është e hapur për të gjitha komunitetet në Kosovë dhe u shërben të gjithë qytetarëve pa dallim.
"Forca e Sigurisë së Kosovës është shëmbëlltyrë e shtetit tonë, duke qenë e hapur për të gjitha komunitetet dhe duke punuar për përfaqësim sa më të mirë gjinor", ka theksuar në fund Presidenti Thaçi .