Thaçi bën thirrje për anarki, dëshiron të fut në konflikt qytetarët me policinë
Prishtinë, 23 mars - Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu i ka reaguar Presidentit Hashim Thaçi i cili u beri thirrje qytetarëve të mos respektojnë vendimin e qeverisë, thirrje kjo e cila realisht fut në konflikt qytetarët dhe policinë.
"Ai që ka përdhosur Kushtetutën pothuajse në secilin NEN të saj, del e flet për Kushtetutën!"
"Sipas asaj që kuptova, Presidenti do që qytetarët të futen në konflikt me policinë. Ai bëri thirrje për anarki", ka thënë Haxhiu.
Kjo sipas saj është e papranueshme e sidomos kur kjo vjen nga Presidenti. Ky President duhet të largohet.
Haxhiu konsideron se vendimi është i ligjshëm dhe në përputhje me masat kufizuese pra kundër përhapjes së virusit corona dhe për ruajtjen e shëndetit dhe jetës së qytetarëve!