Tetë skenderajas, xhihadistë në Siri
Prishtinë, 28 tetor - Një vend i vogël siç është Skenderaj me kaq shumë xhihadistë, tregon për gjendjen alarmante në këtë rajon.
Ky rajon është dëshmuar gjithherë për luftën kundër pushtuesve dhe zaptuesve të trojeve shqiptare, dhe asnjëherë në lufta të huaja, është konstatuar në një debat të organizuar nga QG Prehja.
Debati është organizuar në kuadër të projektit Sfidat bashkëkohore të sigurisë nacionale në Kosovë retrospektivë dhe perspektivë, i cili mbështetet nga ambasada amerikane në Prishtinë.
Tetë xhihadistët e Skenderajt në luftën e Sirisë dhe Irakut, sipas pjesëmarrësve në debat, ose janë produkt i fukarallëkut, i radikalizmit fetar, ose ata kanë qenë njerëz të dështuar këtu, u tha mes tjerash në debat.
/zeri/