Tetë persona të arrestuar në ditën e zgjedhjeve
Prishtinë, 2 dhjetor - Gjatë zgjedhjeve të së dielës janë ndaluar nga policia tetë persona. Laura Pula, koordinatore në Prokurorinë e shtetit tha se dy persona janë arrestuar në komunën e Gjilanit, një në Lipjan, katër në Mitrovicë dhe një në Graqanicë.
Prokuroria e shtetit, ndëkaq, ka vlersuar se procesi zgjedhor ka qenë më i qetë se ai i zhvilluar më 3 nëntor.
Pula tha se personat e arrestuar dyshohet për armëmbajtje pa leje, pengim i procesit të votimit, prezantim i rrejshëm dhe keqpërdorim i detyrës zyrtare. Prokuroria po ashtu vlerëson se procesi zgjedhor i cili është zhvilluar sot ka qenë më i qetëse sa me 3 nëntor.