27 Dhjetor 2024

Tetë persona fajtorë për trafikimin e një të miture nga Shqipëria

Prishtinë, 13 janar - Më 11 janar, trupi gjykue, i kryesuar nga një gjykatës i EULEX-it, në Gjykatën e Qarkut në Prizren, ka nxjerrë vendimin për një rast të trafikimit të njerëzve.

Tetë persona nga Kosova u shpallën fajtorë dhe u dënuan me gjithsejtë dymbëdhjetë  (12) vite burgim për trafikimin e një të miture nga Shqipëria.   

Vajza e mitur është detyruar që të punojë si valltare dhe të kryejë akte seksuale në lokacione të ndryshme në rajonin e Kamenicës dhe Prizrenit, gjatë periudhës nëntor 2010 dhe fillimi i vitit 2011. Gjatë kësaj kohe ajo provoi të ikë por është kthyer me dhunë dhe është privuar nga liria.

Shqipron Gashi u dënua me katër  (4) vite dhe një muaj burgim. Ai u shpall fajtor për veprën penale trafikim i personave, privim i paligjshëm nga liria dhe shkelje e të drejtave të punës.  

Diamant Berisha u dënua me dy (2) vite burgim. Ai u shpall fajtor për veprën penale trafikim i personave, keqtrajtim seksual i personave nën moshën 16 vjeç dhe shkelje e të drejtave të punës.

Enver Kryeziu u dënua me një (1) vit e tre muaj burgim. Ai u shpall fajtor për veprën penale trafikim i personave dhe shkelje e të drejtave të punës.

Samedin Berisha u dënua me një (1) vit e një muaj burgim. Ai u shpallur fajtor për veprën penale trafikim i personave dhe keqtrajtim seksual i personave nën moshën 16 vjeç.   

Musli Kastrati u dënua me një (1) vit e një muaj burgim. Ai u shpall fajtor për veprën penale trafikim i personave dhe shkelje e të drejtave të punës.

Izmir Iseni dhe Rabit Kastrati u dënuan me nga një (1) vit burgim. Ata u shpallën fajtorë për veprën penale trafikim i personave.

Visar Mehmeti u dënua me shtatë (7) muaj burgim. Ai u shpall fajtor për veprën penale ndihmë pa dashje në trafikimin e personave.

Një person tjetër i cili ka vepruar si bashkëpjesëmarrës ndodhet ende në arrati dhe hetimet për të janë duke vazhduar.

Hetimet janë kryer nga një ekip i përzier i prokurorëve të EULEX-it dhe atyre vendas.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)