Tetë kandidatë në garë për kryeprokuror
Prishtinë, 19 maj - Posti i kryeprokurorit të shtetit është bërë i lakmueshëm për shumë persona. Për ta marrë këtë post pas pensionimit të kryeprokurorit aktual, Ismet Kabashi, kanë kandiduar tetë persona.
Shumica nga kandidatët janë kryeprokurorë të prokurorive themelore dhe prokurorë të shtetit.
Në garë kanë hyrë kryeprokurori i Prokurorisë të Prizrenit - Sylë Hoxha, ai i Pejës - Agron Galani, i Mitrovicës - Jetish Maloku, i Mitrovicës - Shyqri Syla, i Prishtinës - Aleksandër Lumezi, pastaj nga Prokuroria Speciale - ALi Rexha dhe Laura Pula si dhe Jusuf Mejzini.
Këto të dhëna i ka konfirmuar për Tribunën zëdhënësi i Këshillit Prokurorial, Ekrem Lutfiu.
Më datën 5 gusht Kryeprokurori i shtetit, Ismet Kabashi, mbush moshën 65 vjeçare. Në pajtim me Ligjin e Punës me këtë datë duhet të pensionohet, rrjedhimisht me këtë datë përfundon mandatin e kryeprokurorit të shtetit, tha Lutfiu.
/Tribuna/