Testimi i kandidatëve për rekrutë të FSK-së mbahet me 4 mars
Prishtinë, 27 shkurt - Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës i ka njoftuar të gjithë kandidatët që kanë konkurruar për rekrutë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në konkursin e shpallur më 11 shkurt, e të cilët i përmbushin kriteret e përgjithshme të konkurrimit, se procesi i testimit do të fillojë nga data 4 mars.
Testimi i kandidatëve do të bëhet sipas orarit të testimit, i cili do të publikohet në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes, përkatësisht në adresën: www.mksf-ks.org, nga data 01 mars 2019.
Ministria e Mbrojtjes ju uron suksese të gjithë kandidatëve që do të marrin pjesë në procesin e testimit.