14 Maj 2024

Terrorizmi i financuar me para të dyshimta

Prishtinë, 25 gusht - Kosova nuk ka kapacitete të mjaftueshme për të identifikuar prejardhjen e fondeve të organizatave të shumta joqeveritare që vijnë nga shtetet e ndryshme të botës.

Këtë bindje e kanë ekspertët vendës të çështjeve të ekstremizmit dhe terrorizmit. Depërtimi i parave nga shtetet arabe në Kosovë, sipas tyre është bërë pa kurrfarë kontrolli qeveritar.

Kjo për faktin se Njësia për Inteligjencë Financiare, që është institucion kryesor që merret me monitorimin e transaksioneve bankare është krijuar shumë vonë, në kohën kur ky problem veç ka marrë përmasa të mëdha.

Sipas analistit Bashkim Zeqiri, ish-shef i Njësisë për Hetime Financiare në Drejtorinë Kundër Krimit të Organizuar në Policinë e Kosovës, viteve të fundit në Kosovë, vetëm nga vendet e Lindjes së Mesme kanë hyrë mbi 50 milionë euro.

Kjo shifër është vetëm në bazë të të dhënave të poseduara. Kosova, sipas tij, nuk ka kapacitete të mjaftueshme me determinu prejardhjen e fondeve për organizata joqeveritare që kanë fonde të dyshimta.

Ai ka thënë se nuk ekziston një bashkëpunim i mirë ndërmjet Njësisë së Inteligjencës Financiare te Kosovës dhe Agjencisë së Inteligjencës të Kosovës.


/Tribuna/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)