Tërnava dënon përdhosjen e varrezave hebraike
Është e ditur botërisht se hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe ndjekjeve të nazisteve, gjetën mbrojtje, përkrahje dhe strehim gjithandej ndër shqiptarët. Të parët tanë e bënë këtë vepër humane e njerëzore, madje duke rrezikuar edhe veten e tyre. Populli ynë po ashtu ka ruajtur dhe trajtuar me dinjitet ndër dekada këto varreza si dëshmi e një realiteti historik dhe e një periudhe ndër më të errëtat të njerëzimit.
Përdhosja, dhunimi dhe atakimi i varrezave, përveçse është i dënueshëm sipas parimeve fetare, nuk ka të bëjë as me traditën e popullit të Kosovë., ka thënë Tërnava në një reagim.
Ai ka kërkuar nga organet përgjegjëse që sa më parë të gjejnë autorët e këtij akti brutal dhe të njëjtit të nxirren para drejtësisë.