15 Janar 2025

Tërmkolli: Gjykata Speciale të merret edhe me Xhabir Zharkun

Prishtinë, 9 mars - Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe njëherit anëtare e Komisionit për Legjislacion, Melihate Tërmkolli, ka thënë se përpos krimeve të luftës qysh edhe është paraparë të merret Gjykata Speciale, do të duhej të merrej edhe me raste siç është ai i Xhabir Zharkut.

“Edhe pse edhe këto krimet tjera do të duhej të gjykoheshin nga Gjykatat e Kosovës, por që nuk po bëhen, për shkak se deri më tani e kemi parë që në gjyqsorë ka ndikuar politika dhe njerëzit e saj. Mendoj se do të ishte e pranueshme që Gjykata Speciale do të duhej të merrej edhe me rastet si ai i kryetarit të Kaqanikut”, tha Tërmkolli.

Tërmkolli ka bërë me dije se përpos kësaj ka kërkesa që Gjykata Speciale të merret edhe me siç i ka quajtur ajo, krimet ordinere të pas luftës.

“Ka kërkesa që të shkoi përtej afati të parapamë, është menduar që të zgjatët afati i kohës së kryerjes së veprave për këtë gjykatë me pretendimin që duhet të zgjidhen edhe veprat e vrasjes që janë kryer pas luftës”, tha Tërmkolli.

Por megjithatë Tërmkolli mendon se kjo do të jetë pak e vështirë për faktin se sipas saj kjo gjykatë do t’i referohet vetëm krimeve që janë kryer gjatë kohës së luftës deri në vitin 2000.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)