Tërmeti prej 4.2 ballë godet në Tiranën
Tiranë, 14 dhjetor - Mbremë rreth orës 22:38 minuta, është regjistruar një tërmet i lehtë me intensitet 4.2 ballë Rihter me epiqendër 23 km në jug të Tiranës, 16 km në juglindje të Kavajës dhe 7 km në Verilindje të Rrogozhinës, njofton Instituti Sizmologjik i Shqipërisë.
Tërmeti është ndjerë edhe në Elbasan, Peqin, Librazhd, Kavajë, Cërrik dhe Rrogozhinë.
Për momentin nuk ka informacione për dëme të mundshme materiale.