Tërmeti prej 3.9 shkallë të rihterit godet Kosovën
Prishtinë, 17 nëntor - Sot rreth orës 9:15 të mëngjesit disa zona të Kosovës janë goditur nga një tërmet i intensitetit të ulët.
Qendra Seizmologjike për Mesdheun bën të ditur se tërmeti ka pasur magnitudën 3.9 shkall të rihterit dhe ka ndodhur 27 kilometra në veriperëndim të Prishtinës.
Epiqendra ka qenë në thellësi prej 5 kilometrash.
Përveç Prishtinës, lëkundjet janë ndjerë edhe në Vushtrri. Nuk bëhet fjalë për të lënduar apo dëme materiale.