15 Janar 2025

Termeti prej 3.8 shkallë të Rihter godet Istogun e Pejën

Prishtinë, 24 shkurt - Duke u bazuar në Rrjetin Sizmik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës (MZHE) dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të Divizionit Sizmologjik të Kosovës, dje në ora 22:04 sipas kohës lokale, vendi ynë është goditur nga një tërmet me magnitudë 3.8 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet IV1/2 ballë të Merkalit.

Epiqendra e këtij tërmeti ishte 13 km perëndim Istogut 10 km veri lindje të Pejës, 67 km perëndim Prishtinës, respektivisht në koordinatat: 42.74 (latituda) dhe 20.35 (longituda), ndërsa thellësia hipoqendrore ishte 2 km.

Për shkak të thellësisë së përfillshme të vatrës së tij, tërmeti në fjalë është ndier dukshëm nga banorët e regjionit të Pejës, po ashtu edhe në regjionet tjera të Kosovës.

Deri më tani Rrjeti Sizmik nuk posedon të dhëna lidhur me dëmtimet eventuale në zonën epiqendrore

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)