Termeti prej 3.6 ballë godet Strugën
Strugë, 9 dhjetor - Një tërmet me intensitet 3.6 ballë i shkallës Rihter ka goditur rajonin e Strugës, atë Ohrit dhe Vevçan-it në Maqedoni.
Epiqendra e tërmetit që ndodhi tre minuta para mesnatës ishte rreth 7 km larg nga Vevçani, në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe u ndje në rajonin e Strugës dhe Ohrit.
Epiqendra ishte 8 kilometra nën koren e tokës. Përveç një paniku të butë në mesin e popullatës, nuk ka informacione për dëme të mundshme.