15 Janar 2025

Termeti prej 3.4 shkallë të Rihterit godet Gjilanin

Prishtinë, 6 prill - Një tërmet me fuqi prej 3.4 shkallë të Rihterit është dëgjuar në Gjilan, të hënën në ora 10:50 minuta. Lëkundja ka qenë e shkurtër dhe nuk ka shkaktuar panikë të veçantë te banorët e Gjilanit.

Edhe pse nuk janë shënuar dëme apo viktima, banorët janë shqetësuar dhe shumë prej tyre edhe kanë dalur jashtë shtëpive dhe banesave, raporton rajonipress.

Dridhjet që përfshinë rajonin e Gjilanit para disa minutave u shkaktuan nga një tërmet që kishte epiqendër Livoqin e Poshtëm të kësaj komune.

Dridhjet janë regjistruar nga stacioni sizmologjik, që po ashtu është i vendosur pikërisht në epiqendrën e këtij tërmeti.

Tani për tani nuk dihet se ku saktësisht ishte epiqendra  e tërmetit, por sipas Entit Sizmik të Serbisë, tërmeti ka ndodhur në rajonin e Gjilanit dhe kishte fuqinë 3.4 ballë të Rihterit.
 





 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)