13 Maj 2024

Tërmeti në Bullgari, ndihet edhe në Kosovë

Prishtinë, 22 maj - Rrjeti Sizmologjik i Kosovës sot, në ora 02 e 03 minuta sipas kohës lokale, regjistroi tërmetin e fuqisë së përfillshme me epiqendër në perëndim të Bullgarisë, afër kufirit lindor të Serbisë.

Fuqia e këtij tërmeti në hipoqendër ishte 5,6 njësi të shkallës Rihter, që i korrespondon intensitetit epiqendror VII ballë të shkallës së Merkalit. Thellësia e hipoqendrës ishte 11 kilometra.

Në bazë të modelit numerik të ndryshimit të intensitetit me distancën në këtë regjion, pastaj magnitudes së tërmetit dhe thellësisë së hipoqendrës, ky tërmet ka mundur të shkaktojë dëme materiale në hapësirën epiqendrore.

Tërmeti i tillë për shkak të distancës së epiqendrës, është ndier edhe në pjesën më të madhe të territorit të Kosovës, sidomos në pjesën lindore, madje edhe në Prishtinë, gjë që ka shkaktuar shqetësime ndër qytetarë
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)