Tërmeti i shkallës 7,1 ballë trondit Kilin
Santiago. 3 dhjetor - Kili është tronditur nga një tërmet i rëndë. Sipas të dhënave amerikane tërmeti kapte 7,1 ballë, ndërkohë njoftimet nga autoritete kiliane bëjnë të ditur se nuk ka viktima apo të plagosur.
Gjithashtu nuk ka dëmtime të rënda të ndërtesave. Për shkak të frikës nga cunami, mijëra banorë të bregdetit u larguan për në vende kodrinore.
Epiqendra e tërmetit ndodhej rreth 600 kilometra në jug të kryeqytetit Santiago në një thellësi prej 17 kilometrash.
I njëjti rajon u prek në shkurtin e vitit 2010 nga një tërmet i shkallës 8,8 ballë, i cili shkaktoi vdekjen e qindra vetëve.