16 Janar 2025

Tërmeti godet Maqedoninë, ndjehet edhe në Kosovë

Shkup, 14 maj - Një tërmet 4.2 ballë ka tronditur Maqedoninë mëngjesin e sotëm, por lëkundjet e tokës janë ndjerë fuqishëm edhe në Kosovë e Serbi.

Mëngjesin e sotëm një tërmet i ri ka dridhur Shkupin me epiqendër 10 km në thellësi të nëntokës së kryeqytetit.

Tërmeti ka pasur fuqi prej 4 shkallës sipas Rihterit dhe gjithashtu është ndjerë edhe në Lindje të vendit.

Dridhja është ndjerë edhe në pjesë tjera të Maqedonisë. Epiqendra ka qenë mes fshatrave Marinë dhe Haraçinë.

Tërmeti ka dridhur edhe vendet: Kosovë, Serbi.

Nga muaji shtator e këndej në Shkup kanë ndodhur disa tërmete dhe nga këto dukuri janë shkaktuar dëme të mëdha nëpër institucione dhe nëpër shtëpi private, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Deri tani janë paraqitur gjithësejt 5.2 milion denarë dëme të shkaktuara nga tërmetet.

Këto dëme janë paraqitur për institucionet lokale në Shkup, ku edhe ishin më të fuqishëm tërmetet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)