Tërmeti godet Kosovën
Dridhjet janë ndier në Prishtinë, Ferizaj, Gjilan, Prizren, Gjakovë, Suharekë, Skenderaj dhe shumë qytete tjera.
Sipas web faqes që tregon vlerën e tërmeteve në botë, thuhet se tërmeti ka ndodhur në kufirin Kosovë - Maqedoni, Serbi me thellësi prej 5.1. Fuqia e dridhjes ka qenë 5.1 shkallë seizmologjike evropiane.
Harta e myearthquakealerts, ka theksuar se në të njëjtën orë në Maqedoni afër Shkupit është regjistruar një tërmet me 5.0 shkallë të Rihterit.